Klit
DELILAJ
Avokat në dhomën e Avokatisë së Rennes
Më kontaktoni për çdo problem!
Unë do ju përgjigjem brenda 24 orëve.
Lidhje të tjera: Siti zyrtar i Dhomës së Avokatisë Linked dhe Konsultimi i Avokatit
Përshkruani
problemin
Gjejmë
strategjinë
Luftojmë
për të fituar çështjen
Avokat franko-shqiptar me zyrë në Rennes
dhe me rreze ndërhyrjeje që përfshin gjithë Francën. Në shërbim të bashkatdhetarëve të mi dhe jo vetëm,kur këta të fundit ndeshen me probleme ligjore të ndryshme. E ushtroj këtë profesion me humanizëm, profesionalizëm dhe me pasion si prirjen time të hershme. Ndërhyj kryesisht (por jo ekskluzivisht) në çështje penale, çështje emigracioni, çështje tregtare dhe në fushën e egzekutimit të vendimeve gjyqësore të huaja në Francë.
Fushat e shërbimeve
Penale
Mbroj persona të dyshuar në të gjitha fazat e procedurës, deri në ditën e gjykimit apo edhe gjatë ekzekutimit të dënimit për të kërkuar shkurtime dënimi, lirime me kusht etj. Mbroj edhe viktima krimesh apo kundravatjesh ligjore. Mbroj gjithashtu persona në procedura të veçanta si ajo e ekstradimit. Lista nuk përmban tërësinë e fushave të mia të ndërhyrjes.
Emigracioni
Merrem me çështje azili, probleme vizash apo leje qendrimi, kërsesa për natyralizim, gjyqe kundra ekspulseve apo mbylljeve në qëndra për emigrant në situatë të pa ligjshme në territorin francez. Po ashtu, ju ndihmoj të ekzekutoni në francë vendimet shqiptare. Lista nuk është e kufizuar.
Biznesi
Në partneritet me një studio ligjore me orientim në të drejtën e shoqërive tregtare. U përgjigjem gjerësisht nevojave të personave juridik që nga themelimi, zgjedhjet fiskale apo patrimoniale, e deri tek çeshtjet e ndryshme gjyqësore që mund të kenë me persona fizikë apo juridik në fusha konktraktore dhe jo vetëm.
Të rejat e fundit...
Kontakte
Ditët e hapjes së zyrës/ orët e thirrjeve telefonike
- 9h00-12h00 dhe nga 14h:00 në 19h00
Adresa
Tour Alma City
9ème étage
5 Rue du Bosphore
35200 Rennes
Telefoni
+33 6 84 32 71 35
Fax
+33 2 72 07 82 01
contact@klit-delilaj-avocat.com