Décision 24
9 February 2021Interview: Trois questions avec M. Klit Delilaj / CABINET D’AVOCATS KLIT DELILAJ
31 March 2021Të dashur studentë e të rinj,
Periudha e pandemisë duket se po zgjat dhe takimet fizike në numër të lartë nuk janë të këshillueshme nga profesionistët e shëndetit. Arsye kjo që Association Albania dhe Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Ile de France kanë vendosur të organizojmë takimin e rradhës virtualisht, nëpërmjet aplikacionit Zoom.Këtë herë do kemi kënaqësinë të mirëpresim në takim z. Klit DELILAJ i cili është avokat shqiptar me zyrë në Rennes, por me rreze ndërhyrjeje në të gjithë Francën. Maître DELILAJ është në shërbim të komunitetit shqiptar, dhe jo vetëm, kur ata ndeshen me probleme në çështje ligjore të ndryshme si ato penale, emigracioni, biznesi etj.
Për më shumë info vizitoni: https://www.klit-delilaj-avocat.com/?lang=fr Qëllimi i këtij takimi është informimi praktik e ligjor i studentëve dhe të rinjve shqiptarë për çështje të ndryshme që lidhen kryesisht me :
· Ndryshimin e statusit étudiant à salarié me APS, TS salarié ose TS profesion liberal/commerçant.
· Kushtet për Naturalisation (Natyralizimin).
· Etj., Pyetje-PërgjigjeTakimi:
Data : E Mërkurë, 24 Mars 2021.
Ora : 18h30
Vendi : Online via ZoomPjesmarrja në këtë takim është falas, por rezervimi është i detyrueshëm, në mënyrë që ju të merrni linkun (lien) e aplikacionit Zoom dhe kodin sekret.Për tu regjistruar ju ftojmë të përdorni këtë link : https://www.eventbrite.fr/…/billets-takim-virtual-zoom…
Ju falenderojmë paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj.