Vendim 22
14 January 2021Décision 23
23 January 2021Gjykata e kasacionit franceze rrëzoi një vendim të gjykatës së apelit të Rennes që nuk i dha të drejtë pretendimeve që Avokati Klit DELILAJ kish ngritur kundra një mandat arresti europian të lëshuar nga autoritetet polake kundra klientes së tij. Gjykata kasacionit tha se me të drejtë avokati i palës mbrojtëse theksonte pasaktësitë në lidhje me masën e dënimit maksimal që parashikonte kodi penal polak për veprën në fjalë, parashkrimin ligjor, si dhe dyshimet rreth pavarësisë së gjykatës polake ndaj pushtetit ekzekutiv, bazuar edhe mbi një dënim të kohëve të fundit të gjykatës së Luksemburgut.