Tarifat dhe kushtet e pagesës

Avokat Klit DELILAJ nënshkruan me klientët e tij, sipas detyrimit ligjor dhe deontologjik që peshon mbi të, një kontratë përfaqësimi ku  përcaktohen në detaje dhe kushtet e pagesës.

Klienti  informohet se Avokati paguhet mbi orët e punës që i përkushton çështjes.

  • Çmimi mesatar i orës së punës është 180 euro/ora pa TVSH (tatim mbi vlerën e shtuar) ose 216 euro/ora me TVSH.

Ky çmim mund të jetë më i ulët ose më i lartë nëse  kohëzgjatja e procedures, vështirësia e çështjes, gjendja financiare e klientit, vitet e burgimit të rrezikuara, shumat në lojë e justifikojnë.

  • Në mënyrë përjashtimore, Avokati dhe klienti mund të bien dakord paraprakisht për një shumë totale për gjithë procedurën.

Ka raste kur kontrata parashikon një përqindje  të caktuar nga rezultati shtesë mbi fitimin e arritur, humbjen e shmangur apo objektivin jo financiar të arritur(si për shembull pafajësia penale, rekuperimi i një objekti të sekuestruar etj…)

Detajet e mëtejshme mund t’i gjeni tek kontrata që zyra ligjore i propozon klientit.

  • Pagesat pranohen me CASH, çek bankar ose transfertë bankare.

Në rastet kur siguracioni i klientit mbulon dhe pagesat e Avokatit, i takon këtij të fundit të kontaktojë Shoqërinë e Sigurimeve dhe të bëjë veprimet e nevojshme për rimbursim

  • Konsulenca e parë nuk është falas. Shuma përfshihet në faturën finale nëse klienti, pas takimit, vendos t’i japë çështjen avokatit. Në të kundërt, klienti i detyrohet avokatit një shumë prej 120 euro/ora me TVSH.

Në disa situata, në procedura të caktuara, pala kundërshtare mund të dënohet nga gjykata të dëmshpërblejë palën fituese për shpenzimet gjyqësore që përfshijnë edhe shpenzimet e Avokatit.

  • Në raste të jashtëzakonshme, Avokati mund të pranojë të mbrojë klientë që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme me ndihmën juridike që ofron shteti. Në këtë rast klienti duhet të ketë miratimin e avokatit, formularin e plotësuar me gjithë dokumentat bashkëngjitur. Formulari dhe lista e dokumentave, mund të merren pranë gjykatës së shkallës së parë ku jeton klienti, ose duke ia kërkuar avokatit.