Interview: Trois questions avec M. Klit Delilaj / CABINET D’AVOCATS KLIT DELILAJ
31 March 2021Vendim 25
9 April 2021Intervistë e publikuar në website-in zyrtar te Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Franko – Shqiptare: Tri pyetje me Avokat Klit Delilaj / Firma Ligjore e KLIT DELILAJ
Avokat franko-shqiptar me zyrë në Rennes dhe me rreze ndërhyrjeje që përfshin gjithë Francën. Në shërbim të bashkatdhetarëve të mi dhe jo vetëm,kur këta të fundit ndeshen me probleme ligjore të ndryshme. E ushtroj këtë profesion me humanizëm, profesionalizëm dhe me pasion si prirjen time të hershme. Ndërhyj kryesisht (por jo ekskluzivisht) në çështje penale, çështje emigracioni, çështje tregtare dhe në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore të huaja në Francë.
CCIFA: Gjatë vitit të kaluar, cilat kanë qenë sfidat më të rëndësishme që ju është dashur të kapërceni?
K. Delilaj: Si çdo menaxher biznesi, edhe unë jam ballafaquar me të papriturat e lidhura me pandeminë botërore të COVID 19 dhe më është dashur të organizoj funksionimin e firmës time ligjore në mënyre urgjente, veçanërisht gjatë periudhës së parë të karantinimit duke punuar në distancë, nëpërmjet internetit. Qeveria na dha më pak se 48 (dyzetetetë) orë për të marrë masa për vazhdimësinë e aktivitetit. 48 (dyzetetetë) orë për të ndryshuar zakonet e punës së përditshme.
Rezervat ekonomike u prekën. Në nivelin personal, pjesa më e vështirë ishte sfida e vazhdimit të ecjes përpara, pa qenë në gjendje të programoj, të projektohem. E thëne ndryshe, për muaj me radhë ishte e pamundur të bëja parashikime në lidhje me axhendën, orarin, afatet ligjore për të bërë veprime juridike pranë gjykatave etj …
CCIFA: Cilat janë përshtypjet tuaja për mjedisin aktual të funksionimit në Francë? Me çfarë sfidash po përballeni?
K. Delilaj: Nga njëra anë, shteti i mirëqënies sociale ka treguar avantazhet e tij, veçanërisht në lidhje me kompanitë që e kanë gjetur veten me një barrë të konsiderueshme ekonomike si pagat (të zvogëluar nga mekanizmi i “papunësisë së pjesshme”, pra të marra përsipër deri në 70% nga shteti) apo shtyrjen e afateve të kësteve të pagesave në lidhje me sigurimet shoqërore (pensioni, shëndetësia…)
Kreditë e garantuara nga shteti gjithashtu u kanë dhënë oksigjen disa ndërmarrjeve që nuk kishin rezerva të mjaftueshme. Zona të caktuara të ekonomisë ende nuk kanë rifilluar funksionimin e tyre që nga mbyllja e dytë (restorantet, kinematë …) dhe ndihma shtetërore i ka lejuar ata të mbijetojnë që nga tetori i kaluar. Nga ana tjetër, burokracia administrative, kriteret (kufizuese) për përftimin e këtyre ndihmave, rregulloret nganjëherë të paqarta apo edhe kontradiktore, kanë privuar një pjesë të mirë të efikacitetit të këtyre masave, duke ulur në fakt numrin e kompanive që kanë qënë në gjendje të përfitojnë vërtetë nga ndihmat e vëna në dispozicion
Përfundimisht, shtylla kurrizore e ekonomisë franceze, që do të thotë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, u detyruan të gjenin zgjidhje duke u mbeshtetur mbi guximin, forcën e punës, kurajon, aftësine per tê rezistuar e përshtatur si dhe mbi imagjinatën e tyre.
CCIFA: Cilat janë shërbimet themelore të ofruara nga Firma Ligjore e KLIT DELILAJ dhe si mund t’i përdorin anëtarët e CCIFA-s këto sherbime ?
K. Delilaj: Ashtu si firmat e tjera të avokatisë, edhe imja iu përgjigj nevojave specifike të klientëve të saj, të lindur gjatë kësaj periudhe të pazakontë. Për shembull, zyra ime ligjore ka qenë në gjendje të ndërmarrë veprime ligjore personat juridik kundër kompanive të tyre të sigurimeve, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e humbjeve lidhur me mbylljet administrative të urdhëruara nga qeveria (psh restorantet).
Për njerëzit që udhëtojnë jashtë BE-së (në veçanti midis Francës dhe Shqipërisë) për arsye profesionale, zyra ime ka qenë në gjendje të rrisë numrin e procedurave gjyqësore kundër refuzimeve të vizave.
Vështirësitë ekonomike kanë bërë që disa kompani franceze në marrdhënie tregtare me kompanitë shqiptare të mos respektojnë pagimin e faturave nê afatet e parashikuara, ose ekzekutimin e shërbimeve për të cilat janë paguar këstet. Zyra ime ligjore ka bërë deklaratat e kredive në kuadrin e hapjes së procedurave kolektive (të falimentit për shembull), ose paditê klasike para Gjykatës Ekonomike, që në këtë vitin e fundit janë rritur shume.
Këto janë vetëm disa shembuj të nevojave që mund të kenë patur anëtarët e CCIFA-s ….
Në partneritet me Studion Ligjore Droit et Lois, e cila vepron kryesisht në fushën e strategjive të menaxhimin të pasurisë, jam në gjendje ti propozoj kompanive me seli në Francë, me apo oa projekte në Shqipëri, analize e këshilla në fushën e sipërpëmendur apo në rregullat fiskale që i aplikohen situatave të tyre.
Anëtarët e CCIFA me nevoja të tilla ose me nevoja të tjera që hyjnë në rrezen e kompetencave te mia, mund të më kontaktojnë në çdo mënyrë duke i gjetur koordinatat e mia në faqen time zyrtare të internetit ose LinkedIn.
https://www.ccifa.al/fr/actualites/n/news/interview-trois-questions-avec-m-klit-delilaj-cabinet-davocats-klit-delilaj.html